Ambasada e SHBA-ve ka ndarë një paralajmërim nga Sekretari Marco Rubio në lidhje me heqjen e vizave për individët që përbëjnë një kërcënim për politikat e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Deklarata, e bërë pak ditë më parë gjatë një konference me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán, thekson se:
“Nëse unë identifikoj një vizitor në vendin tonë, prania e të cilit përbën kërcënim për politikën tonë të jashtme dhe sigurinë kombëtare, ne do t’ia heqim vizën”, ka deklaruar Rubio.
