Vrasje me thikë në Tiranë: Viktima dhe i kërkuari

Ky është 32-vjeçari që u vra me thikë në një lokal në Tiranë.

Një person është shpallur në kërkim si autori i vrasjes së Igli Pashollarit, 32 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes të rinjve në një lokal pranë ish-parkut të Autobusëve në Tiranë. Forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe lokalin ku ka ndodhur vrasja.

Pashollari është raportuar si pjesë e një grupi dhe njihet si person me precedentë penalë. Në vitin 2017 ishte arrestuar për drogë.

Vrasja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë.

Scroll to Top