Plagosje në Tiranë, të shtëna me armë në zonën e Delijorgjit
Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në zonën e Delijorgjit, në Tiranë. Sipas burimeve paraprake, bëhet fjalë për një plagosje me armë zjarri.
Policia ende nuk ka dhënë detaje lidhur me personat e përfshirë në ngjarje. Deri në këto momente nuk ka një informacion zyrtar nga autoritetet, ndërsa priten sqarime të mëtejshme për rrethanat e kësaj ngjarjeje.
