Jurgis Çyrbja liruar nga burgu pas dënimit për korrupsion

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, është liruar nga burgu.

Duke marrë parasysh kohën e kaluar në paraburgim, Çyrbja ka vuajtur dënimin prej dy vitesh, të dhënë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ish-deputeti u arrestua pak kohë pasi dorëzoi mandatin e tij. Ai u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vite burgim për korrupsion zgjedhor, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai duhet të vuante 2 vite burgim.

Në të njëjtin proces gjyqësor, Altin Hajri u dënua me 3 vjet burg, ndërsa Ahmet Masha u dënua me 2.6 vjet burg.

Scroll to Top