Nga qershori 2026, Air Transat do të ofrojë fluturime të rregullta javore direkte drejt Torontos.
Në një intervistë për “Monitor”, Manjola Kaso, Drejtoreshë për Zhvillimin e Aviacionit dhe Marketing në Tirana International Airport (TIA), shpjegon fazën e re të zhvillimit të aeroportit, ambiciet për t’u kthyer në një nyjë rajonale dhe ndërkontinentale, si dhe investimet strategjike.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po synon të transformohet nga një qendër që fokusohet kryesisht në rritjen e numrit të pasagjerëve, në një nyjë kyçe për rajonin dhe për fluturime ndërkontinentale. Nisja e fluturimeve direkte drejt Kanadasë nga qershori 2026 dhe planet për lidhje të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë një kthesë strategjike, duke futur Shqipërinë në hartën e fluturimeve të gjata dhe duke forcuar rolin e saj si portë hyrëse për rajonin.
Paralelisht, programi i zgjerimit të infrastrukturës dhe investimet, me rreth 150 milionë euro të realizuara deri tani dhe 100 milionë euro të planifikuara në vitet në vijim, synojnë të përballojnë kërkesën në rritje dhe të mbështesin ambiciën për ta pozicionuar TIA-n si një hub rajonal për Ballkanin dhe më gjerë.
Ecuria e TIA-s në 2025 dhe pritshmëritë për 2026:
- Në vitin 2025, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënoi një nga rritjet më të rëndësishme në Ballkan për sa i përket numrit të pasagjerëve, duke u renditur i pari.
- Ky sukses pasqyron rritjen e qëndrueshme të trafikut ajror dhe angazhimin për shërbime me standarde ndërkombëtare.
- Gjatë vitit 2025 u shtuan 15 destinacione të reja, numri i pasagjerëve u rrit me 9% dhe numri i fluturimeve me 2.3%. Këto arritje janë rezultat i investimeve të Grupit Kastrati.
- TIA është certifikuar në Nivelin 3 – Optimizimi nga programi i Akreditimit të Karbonit të Aeroportit, duke dëshmuar angazhimin për reduktimin e emetimeve dhe qëndrueshmërinë mjedisore.
- Janë investuar rreth 5 milionë euro për të minimizuar ndikimin mjedisor, duke përfshirë panele diellore, ndriçim LED dhe automjete elektrike.
- Në proces është marrja e lejes së ndërtimit për një impiant fotovoltaik (investim prej 50 milionë eurosh) që do të mundësojë arritjen e objektivit “Net Zero” në reduktimin e karbonit.
- Numri i të punësuarve drejtpërdrejt nga aeroporti arriti në 1,150, ndërsa ndikimi total tek të punësuarit e lidhur drejtpërdrejt ose indirekt me aeroportin përllogaritet rreth 6,000.
Vlerësimi i ngadalësimit të rritjes së pasagjerëve në 2025:
- TIA ka ruajtur lidershipin rajonal me një rritje prej 9%, duke treguar qëndrueshmëri dhe zhvillim të vazhdueshëm, ndryshe nga vendet e rajonit me rritje më të ulët.
- Në nivel global, mesatarja e rritjes së aeroporteve evropiane ishte 4.5%, jashtë BE 6.2%, ndërsa aeroportet e kategorisë së TIA-s (10-25 milionë pasagjerë) shënuan 5.8%.
- TIA udhëheq çdo tregues rritjeje në çdo kategori të aeroporteve evropiane.
- Viti 2025 konsiderohet si viti kur u hodhën bazat për një fazë të re rritjeje dyshifrore.
- Industria e aviacionit shqiptar është pjesë e dinamikave të tregut ndërkombëtar, ku fundi i 2024 dhe viti 2025 kanë qenë me sfida.
- Viti 2025 përfaqëson një hap të konsoliduar drejt objektivit strategjik afatmesëm prej 15 milionë pasagjerësh.
- Janë siguruar kapacitetet e nevojshme për fazën e ardhshme të zgjerimit, që fillon nga marsi 2026.
- Airlines si Ryanair, Wizz Air dhe Grupi Lufthansa kanë njoftuar zgjerime të bazave dhe kapaciteteve operuese në Shqipëri.
Struktura e udhëtarëve dhe ndikimi i operatorëve me kosto të ulët:
- Gjatë vitit 2025, 62% e pasagjerëve në TIA ishin shtetas të huaj, duke treguar ndikimin e aeroportit në turizëm.
- Linjat ajrore me kosto të ulët kanë transformuar gjeografinë e turizmit në Ballkan, duke sjellë më shumë turistë në rajon.
- Shumë shtetas nga Kosova dhe Mali i Zi e përdorin Rinasin si tranzit.
Rolia e TIA-s si hub rajonal:
- Në fillim të vitit 2025, TIA u pozicionua si një hub rajonal për shkak të numrit të lartë të destinacioneve të ofruara krahasuar me aeroportet fqinje.
- Frekuencat e larta për destinacione strategjike si Londra, Roma, Frankfurti, Milano, Vjena, ofrojnë fleksibilitet dhe mundësi lidhëse më të mira për udhëtarët.
- Janë promovuar aktivisht destinacione të reja dhe ekskluzive në tregjet rajonale, me mbështetje për shërbime lehtësuese për pasagjerët nga këto vende.
- Tregu më dinamik ka qenë ai i Maqedonisë së Veriut, me një rritje prej 18% në 2025, duke dëshmuar tërheqjen e aeroportit për udhëtarët rajonalë.
Interesi për operatorë të rinj dhe destinacione ndërkombëtare:
- Gjatë vitit 2025, TIA lidhi shtatë partneritete të reja me kompani ajrore, katër prej të cilave nga Lindja e Mesme.
- Historia e suksesit dhe promovimi i Shqipërisë si destinacion kanë gjeneruar interes të konsiderueshëm nga operatorë të rinj.
- Po vërehet interes në rritje nga rajone strategjike si Kaukazi dhe Azia Qendrore, duke ofruar mundësi për diversifikim turistik dhe zhvillim ekonomik.
- Zgjerimi i hartës së destinacioneve jashtë Europës është prioritet strategjik për krijimin e lidhjeve të reja dhe forcimin e Shqipërisë si nyjë lidhëse.
Investimet në TIA:
- Investimi i deritanishëm nga Grupi Kastrati arrin në 150 milionë euro për infrastrukturën fizike, digjitale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
- Ndryshime të rëndësishme në infrastrukturë përfshijnë parkimin e dyfishuar, fasadën e re, shtimin e kapaciteteve të vend-parkimit të avionëve (në 31), rehabilitimin dhe zgjatimin e pistës (deri në 3000 metra) dhe shtimin e 6 portave të reja imbarkimi.
- Faza tjetër e investimeve përfshin zgjerimin e terminalit, shtimin e hapësirave të check-in, një zonë të dedikuar për avionët charter, zgjerimin e zonës së mbërritjeve dhe implementimin e sistemeve të reja për menaxhimin e operacioneve.
- Grupi Kastrati planifikon edhe 100 milionë euro investime shtesë në 2-3 vitet në vijim, me fokus në zhvillimin e Master Planit të aeroportit për 20-30 vitet e ardhshme.
Fluturimet direkte drejt Kanadasë dhe SHBA-së:
- Duke filluar nga qershori 2026, Air Transat do të kryejë fluturime të rregullta javore të drejtpërdrejta drejt Torontos. Ky është fluturimi i parë ndërkontinental (long haul) nga TIA.
- Ky zhvillim është kurorëzimi i përpjekjeve për të krijuar lidhje direkte me Atlantikun e Veriut dhe një vlerësim për investimet strategjike.
- Finalizimi i marrëveshjes dypalëshe për shërbimet ajrore mes dy vendeve u arrit në kohë rekord, duke treguar bashkëpunim efektiv të palëve të interesuara.
- Kjo lidhje ajrore forcon pozicionin e TIA-s si hub rajonal me lidhje ndërkontinentale dhe kontribuon në thellimin e lidhjeve ekonomike, tregtare dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Amerikës së Veriut.
- Për linjat direkte me SHBA-në, jemi në bisedime intensive me operatorët ajrorë. Fluksi vjetor aktual i pasagjerëve drejt SHBA-së është mbi 300,000.
- Vlerësohet se një lidhje e drejtpërdrejtë do të shumëfishojë këtë kërkesë, duke përfshirë edhe kërkesat nga vendet e rajonit.
