I Bllokuar në Osum: 22-vjeçari rrezikon jetën

I riu ngec 10 orë në ujë gjatë kërkimeve për trupin e 42-vjeçarit në Osum

Gjatë kërkimeve për gjetjen e 42-vjeçarit Ilir Kurti, i cili dyshohet se u hodh në lumin Osum më 19 shkurt, një 22-vjeçar nga Berati, Xhuljano Kaloti, ka mbetur i bllokuar në ujë që prej mesditës. Ai kishte hyrë për të ndihmuar forcat RENEA.

Gomonia e tij u përmbys nga rrjedha e fortë dhe i riu u bllokua mes shkëmbinjve në zonën e njohur si “Ngushtica e tretë”, pranë hyrjes së një shpelle. Përpjekjet për ta nxjerrë nga aty kanë dështuar deri tani, ndërsa 22-vjeçari prej orësh qëndron në ujë.

Banorët po përpiqen ta nxjerrin duke hedhur litarë nga lart, pasi ndërhyrja e zjarrfikëses është e pamundur. Temperaturat e ulëta dhe uji i akullt në kanion rrezikojnë seriozisht jetën e tij, në një terren të vështirë që, me prurjet aktuale, paraqet rrezik maksimal për ndërhyrje.

Scroll to Top