Trump zbulon planin: Do të dërgohet një spital lundrues në Grenlandë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se po bashkëpunon me Guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, të cilin e ka emëruar si të dërguar të posaçëm për Grenlandën, me qëllim dërgimin e një spital lundrues në ishull.
Trump ka shprehur vazhdimisht synimin e tij për të fituar kontrollin mbi Grenlandën, e cila është një territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës. Presidenti amerikan zbuloi këtë plan përmes një postimi në platformën “Truth Social”.
“Në partneritet me Guvernatorin fantastik të Luizianës, Jeff Landry, ne do të dërgojmë një spital lundrues në Grenlandë për t’u kujdesur për shumë njerëz që janë të sëmurë dhe nuk marrin kujdes atje. Është duke ardhur!!!”, shkroi Trump.
