Antikontrabanda bllokon mbi 3 mijë pajisje elektronike të paautorizuara
Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, kanë bllokuar mbi 3130 pajisje elektronike të llojeve të ndryshme. Këto pajisje, të markave të ndryshme, janë sekuestruar pasi dyshohet se janë falsifikuar dhe tregtuar pa autorizimet përkatëse.
“Organet doganore po vazhdojnë me kryerjen e të gjithë procedurave ligjore për verifikimin dhe hetimin e rastit, në vazhdimësi të angazhimit kundër hyrjes dhe tregtimit në vendin tonë të produkteve të falsifikuara. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është në angazhim të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të bllokuar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit”, thuhet në njoftimin zyrtar.
