Ambasadori i BE ndjek mbledhjen për imunitetin e Ballukut

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, po ndjek nga afër mbledhjen me dyer të mbyllura të Komisionit të Mandateve, e cila po zhvillohet lidhur me imunitetin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Gonzato është parë duke dalë nga Kryesia e Kuvendit, ku po mbahet mbledhja.

Raportohet se mbledhja po zhvillohet me prezencën e kryeprokurorit Klodian Braho dhe dy kolegëve të tij, Dritan Preni dhe Dorina Bejko.

Scroll to Top