Ndryshime në Gardën e Republikës
Ka pasur ndryshime në Gardën e Republikës. Drejtori i Planifikimit dhe Kontrollit (DPK), Kryekomisar Arjan Sopiqoti, është larguar nga detyra. Në vend të tij, është emëruar drejtues i parë Agim Hila.
Gjithashtu, është larguar Drejtori për Sigurinë e Personaliteteve të Larta Shtetërore (DSPLSH), ndërsa pozicioni mbetet vakant.
Ndërkohë, pas dështimit të konkurrimit për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës, po planifikohet një ndryshim ligjor. Ky ndryshim synon përshtatjen e kritereve të emërimit të Drejtorit dhe kthimin në fuqi të moshës së daljes në rezervë për gradat e larta: 57 vjeç për kryekomisarin, 59 vjeç për drejtuesin dhe 61 vjeç për drejtuesin e parë. Këto propozime po vijnë nga grupet e punës.
