SPAK ka paraqitur konkluzionet përfundimtare për ish-shefin e qarkullimit rrugor, Roven Zeka, i cili akuzohet se, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, mori 2 mijë euro ryshfet për të mos arrestuar një grua.
Sipas burimeve, SPAK ka kërkuar për Zekën një dënim prej 4 vitesh burgim. Mirëpo, duke aplikuar gjykimin e shkurtuar, është kërkuar ulja e dënimit në 2 vite e 8 muaj burg. Për shkak të aplikimit të nenit 59, është propozuar përfundimisht 3 vite shërbim prove.
I njëjti dënim është kërkuar edhe për Sokol Navakun. Për bashkëpadiisin tjetër, Bledi Belba, është kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim.
