SPAK ka kërkuar dënimin për ish-shefin e Qarkullimit Rrugor, Roven Zeka.
Zeka akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka marrë 2 mijë euro për të mos arrestuar një grua.
SPAK ka kërkuar për Zekën dënimin me 4 vite heqje lirie. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, është kërkuar 2 vite e 8 muaj burg. Sipas aplikimit të nenit 59, dënimi përfundimtar do të jetë 3 vite shërbim prove.
Një dënim të ngjashëm, ka kërkuar edhe për Sokol Navakun. Për bashkëpandehësin tjetër, Bledi Belba, është kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim.
