Pas eliminimit nga Champions League, mesfushori i Interit, Nicolò Barella, ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, duke komentuar humbjen ndaj Bodo/Glimt.
“Nuk mendoj se Bodo na shkaktoi ndonjë problem”, ka deklaruar Barela. “Ne pësuam golat për shkak të gabimeve individuale, gjë që mund të ndodhë. Na mungoi aftësia për të thyer barazimin dhe nuk ia dolëm, urime për ta. Ky është futbolli, edhe kur nuk arrin të jesh mes tetë më të mirëve për shkak të një penalltie në minutën e 90-të dhe duhet të luash dy ndeshje të tjera, si dhe udhëtimin në Bodo.”
“Qëllimi ynë ishte të fitonim titullin e Serie A që nga fillimi i vitit, jo vetëm tani që jemi 10 pikë përpara”, përfundoi ai.
