Avioni i forcave turke rrëzohet në Balikesir, humb jetën piloti
Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore Turke është rrëzuar në orët e para të mëngjesit në Balikesir. Si pasojë, piloti ka humbur jetën, njoftoi prefekti i rajonit, Ismail Ustaoglu.
Sipas prefektit, avioni F-16 i përkiste Komandës së Skuadronit të 9-të të Bazës Ajrore të Balikesir. Shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen, ndërsa autoritetet po kryejnë hetime për zbardhjen e saj.
Avioni është rrëzuar në autostradën Izmir-Stamboll. Aktualisht, ekipet po punojnë intensivisht për të liruar rrugën, e cila u mbyll përkohësisht për arsye sigurie.
