Lojtari i Benfikës kërkon fanellën e Vinicius, tifozët e zemëruar

VIDEO/ Lojtari i Benfikës i kërkoi fanellën Viniciusit, reagime të forta nga tifozët: Largohu nga Benfica

Megjithëse Real Madridi eliminoi Benfikën nga faza play-off e Champions League, vëmendjen e tifozëve e mori një gjest i bërë nga i riu Sidni Lopez Kabral, i cili iu bashkua ekipit portugez në janar.

Pas ndeshjes, mbrojtësi iu afrua Viniciusit për t’i kërkuar fanellën. Kjo kërkesë erdhi në një kohë kur Vinicius ishte në qendër të polemikave, pas festimit të golit në Lisbonë dhe akuzave për fyerje raciste nga ana e Prestianit.

Ylli i Real Madridit u përgjigj duke i treguar tunelet që të çonin në dhomën e zhveshjes, duke lënë të kuptohet se shkëmbimi i fanellave mund të bëhej jashtë fushës.

Ky gjest i Lopez Kabral ngjalli reagime të forta nga ana e tifozëve të Benfikës në rrjetet sociale, të cilët komentuan:

  • “Largohu nga Benfica. Mirupafshim.”
  • “Shko në Madrid nëse e do kaq shumë fanellën e atij lojtari!”
  • “Respekto Benfikën.”

Që nga ardhja e tij në janar, Kabral ka luajtur 11 ndeshje për Benfikën, duke shënuar një gol dhe duke dhënë tre asiste.

Scroll to Top