VIDEO/ Sulme ruse gjatë natës në Ukrainë, shpërthime në Kiev dhe qytete të tjera të mëdha
Një seri shpërthimesh u dëgjuan në orët e para të mëngjesit në qendër të Kievit, raportoi një korrespondent i AFP-së. Kjo ndodhi pak pasi autoritetet e kryeqytetit ukrainas kishin shpallur alarm ajror, në pritje të një sulmi rus.
Sulmi u zhvillua disa orë para bisedimeve të planifikuara mes SHBA-së dhe Ukrainës në Gjenevë, si pjesë e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës, e cila tashmë ka hyrë në vitin e pestë.
“Armiku po sulmon qytetin me mjete ajrore pa pilot dhe raketa balistike. Mbrojtja ajrore ka ndërmarrë veprime. Qëndroni në strehimore deri në fund të alarmit!”, theksoi kreu i komandës ushtarake të Kievit, Timur Tkachenko, nëpërmjet Telegramit.
Përveç Kievit, edhe qytete të tjera ukrainase u shënjestruan nga sulmet ajrore gjatë natës.
