VIDEO/ Del Piero shpreh pendesë për rastin e humbur të Zhegrovës në fund: Do të flisnim ndryshe nëse do të shënonte atë gol
Ylli shqiptar i Kosovës, Edon Zhegrova, mund të ishte kthyer në heron të Juventusit. Në minutën e 90+6-të, ai pati një rast të artë për t’i dhënë kualifikimin dramatik bardhezinjve, por nuk arriti ta finalizonte siç duhet një mundësi flagrante, pasi topi përfundoi jashtë kuadratit.
Pikërisht ky rast u komentua nga legjenda e “Zonjës së Vjetër”, Alessandro Del Piero. Në një prononcim për CBS Sport, ai deklaroi se nëse Zhegrova do të kishte shënuar atë gol, gjithçka do të kishte ndryshuar.
“Çdo gjë mund të ndodhë dhe sonte ishim shumë afër. Nëse Zhegrova do ta shënonte atë gol, oh… do të ishim këtu duke shijuar një natë tjetër dhe do të flisnim për diçka tjetër tani, por ky është futbolli,” tha Del Piero.
