Rama ndryshon kabinetin qeveritar, shkarkon Ballukun dhe emëron ministrat e rinj
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar. Pas kërkesave të SPAK, vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe presionit ndërkombëtar dhe atij politik në vend, Rama mori vendimin për largimin e Ballukut nga postet qeveritare.
Në detyrën e zv.kryeministres do ta pasojë Albana Koçiu.
Ndërkohë, janë bërë edhe këto emërime të reja:
- Enea Karakaci – Ministër i Infrastrukturës
- Besfort Lamallari – Ministër i Brendshëm
- Toni Gogu – Ministër i Drejtësisë
- Ermal Nufi – Ministër i Mbrojtjes
- Erjona Ismaili – Ministre Shteti për Parlamentin
