Diego Kosta vijon të mbajë inat për një ngjarje të ndodhur shtatë vjet më parë.
Sulmuesi ka rikthyer në qendër të vëmendjes përjashtimin e tij në ndeshjen e La Ligës mes Atletiko Madrid dhe Barcelonës, e cila u zhvillua në sezonin 2018/19. Atletiko fitoi atë ndeshje me rezultatin 2-0, por Kosta u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 28-të për protesta dhe fyerje ndaj gjyqtarit Jesus Gil Manzano.
Gjyqtari Gil Manzano, në raportin e tij, kishte shënuar komente dhe gjeste të rënda, të cilat përsëriteshin disa herë. Si pasojë, Diego Kosta u pezullua për tetë ndeshje, duke i dhënë fund para kohe sezonit të tij.
Gjatë një interviste dhënë në podkatin “El camino de Mario”, të krijuar nga ish-shoku i tij i skuadrës Mario Suarez, Kosta ka hedhur poshtë akuzat dhe nuk i ka kursyer kritikat ndaj gjyqtarit. Ai deklaroi: “Ai është bir kurve. Ajo që tha ishte gënjeshtër.”
Kosta shpjegoi se kishte kërkuar regjistrimin e bisedës për të pasur prova, por siç tha ai, nuk pati as regjistrim dhe as gjobë. “Miguel Angel, drejtori i përgjithshëm i klubit, donte të më gjobiste me një milion euro, kështu që kërkova audion. Në fund, nuk kishte as regjistrim dhe as gjobë,” shtoi ai.
Sulmuesi gjithashtu denoncoi gjykimin e dyfishtë, duke pyetur: “Sa herë e kam dëgjuar Lionel Mesin të thotë gjëra të ngjashme me gjyqtarët? Unë u ndëshkova tetë ndeshje, ai nuk ndëshkohej asnjëherë.”
