Kinë evakuon qytetarët nga Irani: Rreziqe sigurie

Kina u bën thirrje qytetarëve të saj të evakuohen urgjentisht nga Irani për shkak të rritjes së rreziqeve të sigurisë.

Pekini ka këshilluar shtetasit kinezë që ndodhen aktualisht në Iran që të marrin masa shtesë sigurie dhe të largohen nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur. Ministria e Jashtme e Kinës ka njoftuar një rritje të ndjeshme të rrezikut për sigurinë jashtë vendit, teksa Irani përballet me kërcënime të përsëritura sulmesh nga Shtetet e Bashkuara.

“Duke marrë parasysh situatën aktuale të sigurisë në Iran, Ministria e Jashtme kineze, së bashku me ambasadat dhe konsullatat kineze në Iran, u kujton qytetarëve kinezë të shmangin udhëtimet drejt Iranit për momentin”, thuhet në njoftimin e Pekinit.

Scroll to Top