Aksident tramvaji në Milano: Dëshmi tronditëse, plagë dhe panik

“Po i rridhte gjak nga koka”/ Dëshmi tronditëse nga aksidenti në Milano, pasagjeri: Mendova se ishte tërmet!

Dëshmi tronditëse vijnë nga aksidenti i ndodhur në Milano, ku një tramvaj ka dalë nga shinat dhe është përplasur me një ndërtesë.

Një nga pasagjerët ka rrëfyer se fillimisht ka menduar se gjithçka po ndodhte si pasojë e një tërmeti.

“Mendova se ishte tërmet. Isha ulur dhe rashë në dysheme, së bashku me pasagjerët e tjerë. Ishte e tmerrshme. Për fat të mirë, godita vetëm gjurin, por burri pranë meje po i rridhte gjak nga koka. Më duhej pak kohë të ngrihesha dhe të zbrisja”, tha për ANSA-n një nga pasagjerët.

Ndërkohë që një tjetër tregon se tramvaji fillimisht ka devijuar, më pas ka shtuar shpejtësinë dhe në fund është përplasur me ndërtesën.

Si pasojë e përplasjes, mediat italiane raportojnë se ka disa persona të plagosur, ndërsa disa qytetarë kanë mbetur poshtë tramvajit.

Scroll to Top