Sulme në Iran: Khamenei larg Teheranit, hapësira ajrore mbyllur

Sulmet e Izraelit dhe SHBA/ Reuters: Khamenei nuk ndodhet në Teheran

Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, nuk ndodhet në Teheran dhe është transferuar në një vend të sigurt, tha sot një zyrtar iranian për Reuters, ndërsa Izraeli njoftoi se ka kryer një “sulm parandalues” ndaj Iranit.

Sipas gazetarëve të AFP, sot mëngjes u dëgjuan dy shpërthime të fuqishme në Teheran, ndërsa dy kolona tymi të dendur u ngritën nga qendra dhe lagjet lindore të kryeqytetit iranian.

“Lloji i shpërthimit tregon se bëhet fjalë për një sulm me raketa,” raportoi agjencia iraniane FARS. Sipas mediave të tjera iraniane, shpërthime janë dëgjuar edhe në pjesën lindore dhe perëndimore të Teheranit, ndërsa një nga objektivat e sulmit dyshohet se ishte edhe Aeroporti Mehrabad.

Agjencia TASNIM raportoi se hapësira ajrore e Iranit është mbyllur, ndërsa, sipas mediave iraniane, rrjeti i telefonisë celulare ka rënë në disa zona të lindjes dhe perëndimit të Teheranit dhe po raportohen probleme në lidhjen me internetin.

Scroll to Top