5 nxënëse të vdekura nga sulmet në Iran

Irani konfirmon 5 nxënëse të vdekura nga sulmet izraelite në një shkollë fillore

Zëvendësshefi i sigurisë së provincës Hormozgan ka njoftuar se pesë nxënëse kanë humbur jetën gjatë sulmeve të sotme të kryera nga Izraeli. Këto të dhëna janë bërë publike nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Fars.

Zyrtari deklaroi: “Në sulmet e sotme të regjimit izraelit në qytetin Minab, një shkollë fillore për vajza u shënjestrua dhe deri më tani 5 nxënëse kanë humbur jetën.”

Më tej, artikulli rikujton se viktima e parë e luftimeve të ditës u regjistrua në Abu Dabi. Një shtetas aziatik ndërroi jetë pasi u godit nga mbetjet e raketave iraniane, të cilat u asgjësuan nga sistemet mbrojtëse.

Scroll to Top