Euro dhe dollari arrijnë nivelin më të ulët historik në shkurt
Euro dhe dollari e mbyllin muajin shkurt me një performancë më të dobët se kurrë në krahasim me lek-un. Lek-u vijon të tregojë forcë ndaj monedhave të huaja, duke u forcuar muaj pas muaji.
Gjatë muajit shkurt, euro dhe dollari amerikan, dy nga valutat më të përdorura në ekonominë shqiptare, kanë arritur nivelet më të ulta historike. Euro është zhvlerësuar me 2.6%, ndërsa dollari me 14% krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në shkurt 2026 një euro është këmbyer mesatarisht me 96.44 lekë, ndërsa në shkurt 2025 vlera ishte 99.03 lekë. Kjo paraqet një diferencë prej 2.59 lekësh.
Kursi i këmbimit Euro-Lekë
- Shkurt 2025: 1€ = 99.03 lekë
- Shkurt 2026: 1€ = 96.44 lekë
- Diferenca: – 2.59 lekë
Më e ndjeshme është zhvlerësimi i dollarit amerikan. Krahasuar me shkurtin e vitit 2025, dollari amerikan kushton 13.57 lekë më pak. Mesatarisht gjatë muajit shkurt 2026, ai është këmbyer me 81.53 lekë, sipas Bankës së Shqipërisë.
Kursi i këmbimit USD-Lekë
- Shkurt 2025: 1$ = 95.10 lekë
- Shkurt 2026: 1$ = 81.53 lekë
- Diferenca: -13.57 lekë
Institucionet financiare shpjegojnë se ky rënie e vlerës së monedhave të huaja është rezultat i hyrjeve të larta valutore nga sektori i turizmit, remitancat dhe investimet e huaja. Banka e Shqipërisë thekson se zhvlerësimi i këtyre valutave ka ndikuar pozitivisht në mbajtjen nën kontroll të inflacionit.
