OKB dhe BE diskutojnë sulmet ndaj Iranit

Sulmet ndaj Iranit: Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet sot, Bashkimi Evropian nesër në takim urgjent

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë një mbledhje sot në orën 16:00 sipas kohës së Nju Jorkut për të diskutuar krizën në Lindjen e Mesme, e cila është shkaktuar nga sulmi i Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit. Ky njoftim është bërë publik nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, përmes Zyrës së Zëdhënësit, e cila ka konfirmuar mbajtjen e këtij takimi urgjent në selinë e OKB-së. Pritet që diskutimet të përqendrohen në përshkallëzimin e tensioneve dhe pasojat e mundshme për sigurinë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Ndërkohë, sipas raportimeve të Politico, duke cituar një diplomat evropian, Përfaqësuesit e Përhershëm të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm nesër, vonë pasdite, për të trajtuar situatën e krijuar pas sulmit të SHBA-Izrael kundër Iranit.

Gjithashtu, Presidenca e BE-së do të organizojë një takim virtual të Grupit të Punës për Çështjet Konsullore, me qëllim shqyrtimin e situatës së qytetarëve të Bashkimit Evropian që ndodhen në rajon. Ky takim do të zhvillohet përpara mbledhjes së Përfaqësuesve të Përhershëm.

Scroll to Top