Publikohet fotoja e parë e Ali Khameneit nën rrënoja
Mediat iraniane kanë publikuar fotografinë e parë të liderit të Iranit, Ali Khamenei, në momentin e bombardimit teksa ai gjendet nën rrënoja. Siç shihet edhe nga fotografia e shfaqur në ekran, ai ndodhet nën rrënoja ndërsa ekipi i shpëtimit përpiqet ta nxjerrë.
Mediat shkruajnë se Ali Khamenei pasoi themeluesin e Revolucionit Islamik në vitin 1989. Ai u vra në një sulm nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, konfirmuan mediat shtetërore iraniane herët të dielën.
“Zoti e pranoftë ndër dëshmorët dhe e bashkojë me profetët dhe të drejtët”, shkruan media.
