Arrestohet ish-drejtori i AKU në Durrës
Ish-drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Durrës, Elton Varaku, është arrestuar ditën e sotme nga policia. Ai akuzohet se ka kërcënuar punonjësit dhe ka shkatërruar objekte pune gjatë kohës kur mbante detyrën pranë ambientit të AKU. Gjithashtu, Varaku akuzohet se ka përdorur gjuhë fyese dhe denigruese ndaj punonjësve të institucionit. Policia po vazhdon hetimet për rastin në fjalë.
