Berisha kritikon qeverinë, e quan “kabineti Balluku”

Foltorja/ Berisha e quan kabinetin e ri qeveritar “kabineti Balluku”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një tubimi para kryeministrisë, e ka cilësuar kabinetin e ri qeveritar si “kabineti Balluku”.

Berisha deklaroi: “Nuk heq ai imunitetin e Lubisë, përkundrazi ai tregon ashtu siç është, njeri pa dinjitet, i zhveshur nga çdo normë morale, njeri me zero integritet, sepse është skllav i Lubi Ballukut. Është skllav i saj. Ai, në bashki, është bërë me 200 milionë euro duke vjedhur, me Lubinën si asistente kryesore. Ndaj tani i thotë ‘largohu ti dhe sill kë të duash’.”

Ai shtoi se “Dhe sot kabineti i ri është kabineti Balluku, sepse Rama ata ministra që ka vendosur aty nuk i ka takuar kurrë, ata kanë qenë asistentë të Ballukut në vjedhje, të gjithë. Dhe ky i mori dhe i vendosi ministra për të siguruar atë. E bëri këtë në motivin se rruga kundër korrupsionit është më problem se korrupsioni.”

Scroll to Top