VIDEO/ “Ndoshta i kanë blerë te Temu”, Kulluri ironizon sistemet antiraketore të Iranit: Nuk funksionuan ndaj sulmeve SHBA-Izrael
Analisti dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Edvin Kulluri, deklaroi se sistemet kundërajrore iraniane dështuan të parandalonin sulmin ushtarak të kryer nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të shtunën në mëngjes.
Duke përdorur një ton ironik, Kulluri sugjeroi se mbrojtja ajrore e Iranit, e cila dyshohet të jetë blerë nga Kina, mund të jetë porositur në platformën “Temu”. Ai shtoi se Irani nuk arriti të rrëzojë asnjë avion luftarak amerikan apo izraelit.
Kulluri sqaroi gjithashtu se rrëzimi i tre bombarduesve në Kuvajt nuk ishte vepër e Iranit, por ishte një gabim i sistemit të mbrojtjes ajrore të vetë Kuvajtit. Ai komentoi:
“Një lajm i rremë që qarkulloi sot ishte se Irani kishte rrëzuar 3 avionë në Kuvajt. Në fakt, ishte mbrojtja kundërajrore amerikane e blerë nga Kuvajti. Irani nuk ka rrëzuar asnjë avion. Dyshoj se sistemet antiraketore që ata kanë blerë nga Kina nuk funksionuan as në Venezuelë dhe as në Iran. Tani dyshohet se mund t’i kenë blerë në Temu.”
