Ekstradohet nga Britania anëtari i grupit Laert Haxhiut

Ekstradohet nga Britania drejt Shqipërisë anëtari i grupit të Laert Haxhiut

Lorenc Lala, i njohur gjithashtu si Kristian Lala dhe Ilir Lamberti, 49 vjeç, me vendbanim në Lushnjë, është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë.

Lala ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, me vendim Nr. 691, datë 01.10.2023, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ai akuzohet për veprat penale të mëposhtme:

  • “Vrasje për gjakmarrje”
  • “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim
  • “Grup i strukturuar kriminal”
  • “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”

Lala dyshohet se ka bashkëpunuar me Laert Haxhiun, Artan Tafanin, Lulzim Spahijan, Enriko Xhahysan dhe Bledar Berberin për të kryer vrasjen e Albi Bashaliut, ngjarje e ndodhur më 27 dhjetor 2021 në Gjocaj, Peqin. Ai akuzohet gjithashtu për sigurimin e armëve dhe mjeteve të transportit për grupin kriminal, si dhe për ndihmën në largimin nga vendi i ngjarjes.

Scroll to Top