Meta heq dorë nga ankimi në Apelin e Posaçëm për lirimin nga burgu
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur të heqë dorë nga ankimi i paraqitur në Apelin e Posaçëm, ku kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Sipas avokatit të tij mbrojtës, vendimi për tërheqjen e ankimimit u mor pas shqyrtimit të mundësive ligjore. Si rrjedhojë, procedura në Apelin e Posaçëm nuk do të vijojë, duke lënë në fuqi masën e sigurisë së vendosur më parë ndaj presidentit të Partisë së Lirisë.
Ilir Meta po hetohet për vepra penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Hetimet përfshijnë përfitime të dyshuara nga kontrata publike dhe veprimtari lobimi jashtë vendit. SPAK ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-presidentit, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij dhe bashkëpandehurve vijon.
Në të njëjtin proces gjyqësor, ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, po hetohet gjithashtu nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ajo është lënë me masë sigurie “detyrim paraqitjeje”.
