MEPJ: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme, situatë e rrezikshme

MEPJ u bën thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) i bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të shmangin udhëtimet në rajonin e Lindjes së Mesme deri në një njoftim të dytë.

Autoritetet theksojnë se situata në këtë rajon vijon të jetë e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme, duke përbërë një rrezik për sigurinë e qytetarëve.

MEPJ po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe premton që të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme për çdo ndryshim ose udhëzim të ri mbi udhëtimet drejt këtij rajoni.

NJOFTIM PËR QYTETARËT SHQIPTARË

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve të mëparshme, u bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të shmangin udhëtimet në rajonin e Lindjes së Mesme deri në një njoftim të dytë.

Situata në këtë rajon vijon të mbetet e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të vijojë të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme.

Scroll to Top