Arrestime për plagosjen në hotel ‘Gjuta’

Plagosja e 18-vjeçares në hotelin ‘Gjuta’: Arrestohen dy persona

Policia e Tiranës ka arrestuar babain dhe kushëririn e Erisjaldo Gjuta, i cili është i dashuri i 18-vjeçares që u vetëplagos. Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë Saimir dhe Elvir Gjuta, të akuzuar për veprën penale të “moskallëzimit të krimit”.

Pistoleta me të cilën u plagos 18-vjeçarja, sipas policisë, i përkiste të dashurit të saj, Erisjaldo Gjuta.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e datës 14 shkurt, në Hotel “Gjuta” në Sauk.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës kanë arrestuar shtetasit S. Gj. dhe E. Gj., të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 14.02.2026, në Sauk, ku një 18-vjeçare u vetëplagos.

Pas konsultimit me Prokurorin, është vendosur që këta shtetas të hetohen në gjendje të lirë, sqaron policia.

Scroll to Top