Protestë para Kryeministrisë, nis sërish procedimi penal ndaj Adriatik Lapajt
Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj Adriatik Lapajt dhe dy aktivistëve të tjerë, të cilët prej disa muajsh protestojnë para Kryeministrisë.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Lapaj akuzohet për tre vepra penale:
- “Pushtimi i tokës”
- “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”
- “Prishja e qetësisë publike”
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B. për veprat penale të përmendura.
