Adriatik Lapaj procedohet pas protestës

Protesta para Kryeministrisë/ Sërish telashe për Adriatik Lapajn, procedohet

Pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e kaluar para Kryeministrisë, policia ka proceduar penalisht kreun e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Materialet i janë referuar Prokurorisë, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B., për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, është proceduar edhe shtetasi M. P., për shkak se nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë në detyrë”, sqaron policia.

Scroll to Top