11 ditë luftë! Irani nis sulme të reja, alarme në Dubai dhe Bahrein – Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme
Irani ka nisur sulme të reja drejt vendeve të Gjirit të martën, duke vazhduar hakmarrjen pas sulmit ajror të forcave amerikane dhe izraelite. Sirenat për raketat që hynin në territor janë dëgjuar herët në mëngjes në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe në Bahrein.
Arabia Saudite raportoi shkatërrimin e dy dronëve mbi rajonin e saj lindor, i cili është i pasur me naftë, sipas AP. Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se ka shënjestruar një bazë amerikane në rajonin e Kurdistanit të Irakut.
“Selia e ushtrisë pushtuese amerikane në Bazën Ajrore Al-Harir në rajonin e Kurdistanit u shënjestrua me pesë raketa”, thuhet në një deklaratë të Gardës në Telegram të martën, të cituar nga AFP.
Përveç raketave dhe dronëve të lëshuar drejt Izraelit dhe bazave amerikane në rajon, Irani ka synuar edhe infrastrukturën energjetike. Kjo, e kombinuar me kontrollin e tij mbi ngushticën e Hormuzit, ka bërë që çmimet e naftës të rriten.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, 486 persona kanë humbur jetën që nga 2 marsi si pasojë e sulmeve izraelite.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb”, mjafton të klikoni këtu dhe kërkesa juaj do të aprovohet menjëherë.
