Marta Kos: Reforma nuk ka rrugë të shkurtër për BE

Marta Kos: Nuk ka rrugë të shkurtra në reforma!

Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, theksoi gjatë një seance plenare në Strasburg se vendet që synojnë t’i bashkohen Bashkimit Europian duhet të jenë demokraci të forta, në gjendje t’i rezistojnë ndikimit negativ të Rusisë dhe aktorëve të tjerë.

Kos nënvizoi se procesi i integrimit, i mbështetur nga reformat, është thelbësor për rritjen e besueshmërisë. Ajo gjithashtu shtoi se edhe Bashkimi Europian duhet të përmbushë angazhimet e tij.

Duke theksuar nevojën për kujdes, Komisionerja deklaroi: “Asnjë kalë Troje. Vendet që do të na minonin nga brenda nuk mund të bëhen shtete anëtare. Duhet të jemi plotësisht të sigurt për këtë.”

Ajo shtoi se demokracitë e forta dhe të qëndrueshme, të afta t’i rezistojnë ndikimit “toksik” të Rusisë dhe të tjerëve, janë parakusht për anëtarësimin në BE. “Natyrshëm, nuk mund të ketë rrugë të shkurtra në reforma. Qytetarët tanë europianë e presin këtë nga ne, nga unë dhe nga ekipi im,” – tha Kos në deklaratën e saj të shpërndarë në rrjetin social ‘X’.

Scroll to Top