Gjykata lë në burg 67-vjeçarin në Gjirokastër, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur
Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur të lërë në burg një 67-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të “Përfshirjes në marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Sipas informacioneve zyrtare, më datë 6 mars 2026, pas një kallëzimi nga një viktimë e mitur, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka nisur procedimin penal. Gjatë hetimit, janë identifikuar edhe dy persona të tjerë të mitur, gjithashtu viktima të veprës penale të parashikuar nga neni 100/4 i Kodit Penal. I dyshuari kryesor për këto vepra është shtetasi V.S., 67 vjeç.
