Çfarë u diskutua në zyrë me ambasadoren amerikane në Athinë? Flet Rama
Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, kryeministri Edi Rama u pyet edhe rreth takimit që zhvilloi një natë më parë në kryeministri me ambasadoren e SHBA-së në Athinë, Kimberly Guilfoyle.
Rama theksoi se bëhej fjalë për një takim njohjeje dhe u diskutuan çështje me interes të lartë, përfshirë energjinë.
“Ambasadorja ka ardhur për një takim njohjeje për të diskutuar për disa çështje me interes të lartë amerikan në këtë rajon, që kanë të bëjnë me energjinë, bashkëpunimin rajonal dhe qasjen ndaj aktorëve të tretë. Nga ana tjetër, ambasadorja e SHBA-së në Athinë është një përfaqësuese botërisht e njohur në politikën amerikane dhe pjesë e rrethit të ngushtë vendimmarrës të presidentit të SHBA,” u shpreh Rama.
