Anis Mehmeti, ylli shqiptar, ndodhet në një pozicion delikat, duke rrezikuar një pezullim të mundshëm në Angli.
Mehmeti po shkëlqen për të dytin sezon radhazi në Championship, duke u shndërruar në një figurë kyçe për skuadrën e Ipswich. Deri më tani, sulmuesi shqiptar ka shënuar dhjetë gola dhe ka dhënë tetë asistime në 37 paraqitje.
Sfida e radhës në kampionat paraqet një rrezik të konsiderueshëm për Mehmetin, pasi ai mund të përballet me një pezullim dy-javor. Sulmuesi ka grumbulluar tashmë nëntë kartonë të verdhë. Sipas rregullave të Championship, nëse Mehmeti ndëshkohet me karton të verdhë në ndeshjen kundër Sheffield Wednesday, ai do të mungojë për dy javët e ardhshme.
Ky pezullim mund të ndikojë në përpjekjet e Ipswich për t’u rikthyer në Premier League. Aktualisht, skuadra ndodhet 4 pikë larg vendit të dytë, i cili siguron ngjitjen direkte në ligën elitare.
Nga ana tjetër, Anis Mehmeti nuk është grumbulluar nga trajneri Sylvinho për Kombëtaren që prej vitit 2023. Megjithatë, ai mbetet lojtari më i vlerësuar shqiptar në tregun e transferimeve, me një vlerë prej 14 milionë euro.
