Dhuna në familje në Bulqizë: Arrestohet 35-vjeçari pasi rrahu babain dhe vëllain.
Një 35-vjeçar është arrestuar në Bulqizë për rastin e dhunës në familje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, bazuar në urdhrin e Prokurorisë Dibër, kanë ndaluar shtetasin A.G., 35 vjeç, banues në Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur më datë 3 janar 2026, në banesën e tij. Pas një konflikti për motive të dobëta, 35-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij. Gjykata e Dibrës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”.
Materialet e çështjes i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për procedurat e mëtejshme ligjore.
