E moshuar gjendet e vdekur në banesë në Maliq

Maliq, gjendet e vdekur një e moshuar në banesë

Në bllokun numër 2 të qytetit të Maliqit, një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj. Fqinjët, të shqetësuar pasi nuk e kishin parë prej disa kohësh dhe nuk merrnin përgjigje, njoftuan policinë.

Shërbimi zjarrfikës i bashkisë Maliq ka hapur derën e banesës, ku më pas u konstatuan kushtet e viktimës. Mendohet se e moshuara ka ndërruar jetë të paktën dy javë më parë.

Policia po kryen hetime për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Scroll to Top