Shpërthim me lëndë eksplozive në makinën e një polici në Lezhë
Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një automjet në Lezhë. Mësohet se shpërthimi dyshohet të ketë qenë shkaktuar nga lëndë eksplozive, e identifikuar si tritol.
Dyshohet se lënda eksplozive i ishte vendosur automjetit në pronësi të një efektivi policie.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
