Berisha: Rama mbron veten, jo Ballukun nga SPAK

Berisha për mos heqjen e imunitetit të Ballukut: Rama nuk mbron Ballukun, por veten

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pas paraqitjes së tij në SPAK, u shpreh se moslejimi i heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e saj, nuk është për shkak se kryeministri po tenton të mbrojë ish-ministren.

Sipas tij, kryeministri po përpiqet të mbrojë veten dhe përfshirjen e tij në disa dosje që, siç tha Berisha, janë tashmë nën hetim.

“Të mendosh që Rama po mbron Ballukun do të thotë të mashtrosh 100 herë veten. Rama mbron vetëm veten dhe vjedhjet e tij dhe ‘Lindat’ e tij, sepse është i përfshirë në disa dosje”, tha ai.

Scroll to Top