Përshkallëzimi i sulmeve: Kancelari gjerman deklaron se lufta në Iran nuk është çështje e NATO-s.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes së Gjermanisë në një luftë mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit.
“Na mungon mandati nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian ose NATO, i cili kërkohet sipas Ligjit Themelor. Prandaj, që në fillim ishte e qartë se kjo luftë nuk është çështje e NATO-s”, tha Merz gjatë një konference për shtyp në Berlin.
Ai shtoi se Gjermania nuk është konsultuar as nga SHBA-ja, as nga Izraeli para se këto të fillonin fushatën e tyre. Sipas Merz, kjo do të thotë se nuk ka pasur asnjëherë një diskutim për të vendosur nëse “duhet” të angazhohen trupa gjermane.
“Kjo është arsyeja pse nuk lind pyetja se si Gjermania mund të përfshihet ushtarakisht në këtë situatë”, përfundoi ai.
