Shtetase e huaj procedohet penalisht për Call Center ilegal

Një shtetase e huaj po procedohet penalisht pasi ka kthyer apartamentin e saj në një qendër telefonike (Call Center).

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i kanë referuar materialet Prokurorisë, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetases S. Y. Ajo dyshohet se ka punësuar në mënyrë të paligjshme tetë shtetas turq për të ofruar shërbime ndaj klientëve nëpërmjet thirrjeve telefonike, duke përdorur një apartament të përshtatur për këtë veprimtari.

Scroll to Top