Tërmet në Greqi: Panik dhe frikë në Epir

Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë ditën e sotme, duke shkaktuar panik dhe frikë te qytetarët. Lëkundjet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter u regjistruan në Epir, sipas vlerësimit të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Epiqendra e tërmetit, i cili ndodhi në orën 12:37 të pasdites së martë (17 mars), ishte 11.9 kilometra në verilindje të Shën Kyriakit, në Janinë. Nga raportimet paraprake nuk ka pasur të lënduar dhe dëme, ndërsa ekipet vazhdojnë verifikimet.

Si pasojë e tërmetit të datës 8 mars, me forcë 5,3 ballë, u shkaktua jo vetëm panik, por edhe dëme të konsiderueshme në banesa dhe biznese, çka çoi në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Gjatë muajit mars, Greqia është goditur pothuajse çdo ditë nga tërmete në territorin e saj, kryesisht në zonën e Kretës.

Scroll to Top