14-vjeçarja nga Durrësi zhduket nga shtëpia, nëna apelon për ndihmë
Një 14-vjeçare është larguar nga shtëpia mëngjesin e sotëm dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.
Mamaja e adoleshentes kërkon ndihmë për gjetjen e vajzës. Ajo shpjegon se vajza mund të jetë larguar nga banesa rreth orës 06:30, pasi deri në orën 05:00 të mëngjesit ka qenë në shtëpi. Nëna është e sigurt për këtë, pasi ajo ka qenë zgjuar deri në atë orë për agjërimin e syfyrit.
Nxënësja, e cila është shokëklase me dy vëllezërit e saj më të vegjël në shkollën “Qemal Mici”, nuk është paraqitur as në shkollë.
Dyshohet se vajza është larguar nga shtëpia pasi ka pasur një konflikt me dikë, duke lënë pas një shënim ku shkruhej: “Po largohem, mos më kërkoni”.
Për këtë ngjarje janë njoftuar shkolla dhe policia. Gjithashtu, dyshohet se vajza i kishte përmendur edhe shoqeve të saj synimin për t’u larguar.
