VIDEO/ Polonia na pret me ushtri, Shqipëria i përgjigjet me… fanellat e fatit. Gjithçka gati në Varshavë
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në mbrëmje një ndeshje historike në Varshavë kundër Polonisë vendase, e vlefshme për fazën “play-off” të Botërorit 2026.
Gjithçka është gati dy orë para fillimit të takimit në stadiumin “PGE Narodowy”, ku ka zbarkuar edhe ushtria polake. Do të jetë pikërisht banda frymore e ushtrisë polake ajo që do të ekzekutojë himnet kombëtare para fillimit të ndeshjes. Dy orë para fillimit të lojës, në stadium kanë mbërritur ushtarët që do të marrin pjesë në ceremoninë para ndeshjes. Në tribunë, si tifoz VIP, pritet të jetë edhe presidenti i vendit, Karol Navrocki.
Ndërkohë, në videon e publikuar nga FSHF në rrjetet sociale, shihet se edhe “kuqezinjtë” janë gati. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet nga dhomat e zhveshjes kuqezi në stadium, ku janë vendosur fanellat e zeza “fatsjellëse”, por edhe janë personalizuar vendet e secilit prej lojtarëve, në mënyrë që ata të ndjehen si në shtëpi.
