Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme: Qindra pika karburanti në Australi raportojnë mungesë nafte e benzine, qytetarët në panik
Qindra stacione karburanti në Australi po raportojnë mungesë benzine dhe nafte, ndërkohë që kërkesa nga shoferët po rritet ndjeshëm. Frika nga mungesat dhe rritja e shpejtë e çmimeve po nxisin panik dhe presion, pavarësisht thirrjeve të qeverisë drejtuar qytetarëve për të mos u alarmuar.
Disa shitës me pakicë të karburantit kanë vendosur kufizime në shumën që mund të blihet, ose u kanë ndaluar klientëve të mbushin bidonë shtesë. Në Uellsin e Ri Jugor, shteti më i populluar i Australisë, thuhet se një në shtatë shitës me pakicë kanë mbetur pa të paktën një lloj karburanti.
Qeveria këmbëngul se furnizimet nuk kanë rënë dhe mungesat janë rezultat i blerjeve në panik, me kërkesën që është rritur me një të katërtën gjatë dy javëve të fundit. Kryeministri Anthony Albanese nga ana tjetër ka paralajmëruar se sa më gjatë të vazhdojë lufta, aq më i madh do të jetë ndikimi.
